Ky është dizajni i ri i “NEWBORN”-it për këtë vit

“NEWBORN”-i është rinovuar dhe mund të ndryshojë në ngjyrat dhe mesazhet e tij për të përfaqësuar aktualitetin dhe aspiratat e qytetarëve të Kosovës.

Ky monument është një prej atraksioneve kryesore kulturore dhe një vend ku vizitorët dhe qytetarët mund të reflektojnë për historinë dhe progresin e Kosovës, që nga paslufta por dhe shpallja e Kosovës shtet të pavarur më 17 shkurt 2008.

Dizajnin e ri të simbolit të këtij viti shtetësie, e zbuloi sot ideatori i simbolit, Fisnik Ismaili – punim i cili mbetet ende për t’u finalizuar.

Autori i “NEWBORN”-it, Fisnik Ismaili, ka thënë se monumenti sivjet i dedikohet Inteligjencës Artificiale (AI), por për ta ngjyrosur duhet "dora dhe shpirti i njeriut."

"Prandaj, nëse vizaton mirë, ke vullnet me ndihmue edhe do me kontribue në zbukurimin e qytetit, hajde ndihmoji ekipit më të dashtun në botë për me i ngjyrosë edhe do lule që kanë mbetë. Thirre Asaf Uka për detaje në 045665515," ka shkruar Ismaili.