Policia jep detaje rreth aksidentit në Vitomiricë të Pejës

Një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur mes vete në një aksident në Vitomiricë të Pejës.

Zëdhënësi Driton Rugova tha se lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës.

"Sot rreth orës 19;20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor", tha ai. /rtk