Peter Sorensen pas takimeve në Mynih: U pajtuam për nevojën për progres

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka shkruar në platformën X pët takimet në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Sorensen ka thënë se pati disa takime ndër to edhe me liderët kosovarë.

“Mirëprita mundësinë në Konferencën e Sigurisë në Munih për takimet e para me partnerët e mi nga Kosova, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, dhe Tanja Misceviq”, ka shkruar ai.

Sorensen ka theksuar se "të gjithë u pajtuam për rëndësinë e diskutimeve të hapura dhe nevojën për progres”.