Aktakuzë ndaj prizrenasit për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.T., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari K.T., përgjatë periudhës kohore Tetor – Nëntor 2024, në kohë të pacaktuar në Prizren, pa autorizim shpërndanë dhe shet substancë psikotrope të llojit mariuhanë në sasi të mëdha, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pas një kontrolli nga ana e policisë në banesën e tij më datë 11.11.2024, rreth orës 11:40 min, në Prizren, i janë gjetur:

- Tetëmbëdhjetë (18) qese najloni të përgatitura për shitje me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 32.62 gram,

- Një (1) foli alumini me substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 3.02 gram,

- Substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 1.58 gram,

- Një (1) kavanoz qelqi brenda së cilës gjendej substanca narkotike e llojit mariuhanë me peshë 1.32 gram,

- Një (1) qese najloni me substancë e llojit mariuhanë me peshë 45.52 gram,

- Një (1) kavanoz qelqi brenda me substacën narkotike e llojit mariuhanë me peshë 49.74 gram,

- Substancë e llojit mariuhanë në peshë prej 1.41 gram,

- Pesëmbëdhjetë (15) qese të vogla paketimi dhe dymbëdhjetë (12) të mëdha,

- Një (1) rrole me foli alumini,

- Një (1) peshore digjitale me mbishkrim CONSTANT,

- Qese najloni për paketime, si dhe 6x10 €.

"Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit", thuhet në njoftim.