Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, pritet rikthimi i temperaturave tipike dimërore

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu dhe gjatë pasdites ato do të përfshijnë të gjithë territorin. Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, informoi në “Dita Jonë” mbi kushtet meteorologjike në vend, sipas të cilës reshjet më të shpeshta priten në veriperëndim e juglindje.

“Reshje në të gjithë territorin në zonat perëndimore e jug, gjatë pasdites në të gjithë territorin. Reshje më të shpeshta pritet në veriperëndim e juglindje. Reshje të pakta në zonat qendrore. Era do të jetë e fortë në hapësirat detare, vranësira në të gjithë territorin. Termometri shënon rritje, maksimumi në zonat malore do të jetë 8 gradë Celsius në mesditë, ndërsa në zonat perëndimore 13-14 gradë”.

Sipas meteorologes së A2 CNN, moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri të shtunën, ndërsa nga e diela ulen sërish temperaturat.

“Moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri të shtunën. Të dielën, të hënën dhe në vijim ditë me diell në territor. Nesër rriten temperaturat. Gjatë orëve të para në zonat malore nesër do të jetë minus 1 gradë, ndërsa maksimumi ngjitet në 16 gradë. E diela dhe e hëna sjellin freskim të kushteve të motit. Mëngjesi i të dielës sjell rënie me 3 gradë. E hëna dhe e marta me vranësira të dukshme. Nga e marta e në vijim kemi sërish mot me diell, por me temperatura tipike të dimrit”, theksoi meteorologia e A2 CNN.

Po kështu me reshje do të jetë edhe i gjithë Ballkani, ndërsa në veri do të ketë reshje bore.

“Reshje edhe në Ballkan, dëborë në veri të Ballkanit nga Budapesti afër Malit të Zi. Mal i Zi me reshje e rrebeshe. Reshje ne jug të Maqedonisë”, tha Porja në A2 CNN.