MI-ja jep detaje: Nesër në orën 15:00 bllokohet për qarkullim udhëkryqi Gjakovë - Klinë
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të bllokohet për qarkullim rruga Prishtinë - Pejë, në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9, Segmenti Kijevë - Dollc LOT-3, meqë do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e rrugës.
Sipas njoftimit, thuhet se ndërprerja e qarkullimit të trafikut do të bëhet nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri të udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
"Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor 15.00 deri në pastrimin e rrugës", thuhet në njoftim. /Zëri