Goditet nga vetura një grua në Prishtinë

Një grua ka marrë lëndime trupore, pasi është goditur nga vetura sot rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut të kryeqytetit”, tha ajo.