Vdes zyrtarja policore, Seniha Çerkezi

Ka vdekur zyrtarja policore, Seniha Çerkezi.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime ndaj familjes, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën të ndjerën.

“Seniha do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar në mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Humbja e saj është e madhe për të gjithë ne, por kujtimi për të dhe vepra e saj do të mbeten gjithmonë të paharruara”.