Arrestohet personi që dyshohet se sulmoi seksualisht një femër të mitur në Shtime

Një burrë është arrestuar të martën në Shtime.

Ai dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër të mitur, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer rastin ndaj viktimës femër kosovare (e mitur), me të cilën ishin në lidhje dashurie. Në konsultim me prokurorin, për shkak se viktima është e mitur është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri