Në ditën e zgjedhjeve, PZAP-i e gjobiti LVV-në me tetë mijë euro

Më 9 shkurt Kosova zhvilloi zgjedhjet e rregullta parlamentare, të parat që nga paslufta.

Qytetarët përmes votës shprehën vullnetin e tyre për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre në legjislaturën e re.

E të dielën nuk mungoi as monitorimi nga institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare.

Në kryerjen e detyrës ishte tejet e angazhuar edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

PZAP-i gjobiti disa parti politike për shkelje të rregullave.

Kështu ky panel gjobiti me 8 mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjoba në vlerë prej 6 mijë euro Vetëvendosjes i është shqiptuar pas një ankese të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me deklaratat e ministrit Faton Peci.

Kurse, gjoba tjetër në vlerë 2 mijë euro kësaj partie i është shqiptuar për një tubim në një shkollë në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë edhe fëmijë. /klankosova