Hiqni njollat bezdisëse nga kabina e dushit me metodën që zgjat vetëm 10 minuta
Të gjithë i kemi bezdi ato njollat kokëforte te dyert e kabinës ose dushit dhe sado që përpiqemi t’i heqim qafe shpesh është e pamundur t’i pastrojmë plotësisht.
Xhami i kabinës së dushit është vështirë të mbahet i pastër pasi sapuni, vajrat e trupit dhe mineralet nga uji mund të ngjiten fort në sipërfaqen e dyerve.
Megjithatë ekziston një metodë efektive për t’i pastruar ato, një metodë që mund të mos e keni provuar më parë.
Sipas një eksperteje, krejt çfarë ju duhen janë limon dhe detergjent enësh.
Merrni një shishe "spray" mbusheni me ujë të ngrohtë dhe lëng limoni e po ashtu shtoni edhe pak detergjent.
Spërkatni xhamin dhe lëreni të qëndrojë spërkatja për 10 minuta.
Më pas merrni një leckë dhe fshijeni masën e cila ka qëndruar për këto minuta. Shpëlajeni edhe njëherë xhamin me ujë të ngrohtë më pas fshijeni edhe një herë me leckë të terur.