“Duke u procesuar të dhënat”, “S’ka shënime të procesuara” - uebfaqja e KQZ-së vazhdon të ketë probleme

Uebfaqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku po përditësohen në mënyrë periodike rezultatet e fundit nga numërimi i votave, vijon të ketë probleme.

“Duke u procesuar të dhënat…”, thuhet në uebfaqe.

“Nuk ka shënime të procesuara”, thotë shënimi tjetër.

KQZ-ja tha më herët se “është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare”.

Kanë mbetur më pak se 10% të vendvotimeve pa u procesuar, ndërsa shumica e votave të rregullta janë numëruar.