Krasniqi me hipotezë interesante: 68% është dalja reale në zgjedhje
Albert Krasniqi, analist, ka komentuar zgjedhjet e 9 shkurtit, ku fituese doli LVV-ja me 41 për qind deri tani.
Krasniqi ka shkruar se dalja në zgjedhje është e lartë.
Ai ka bërë një interpretim interesant.
“Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në Kosovë janë 1.118.483 banorë mbi 18 vjeç, rrjedhimisht me të drejtë vote. Kjo i bie që dalja reale në zgjedhjet e fundit brenda vendit, prej 799.954 (por që mund të ketë edhe votues që kanë ardhur nga jashtë vendit), të jetë rreth 68%”, shkroi ai.