Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Xheneta ishte e ftuar në Fun Club, ku foli për përjetimet e saj pas daljes nga Big Brother VIP Kosova.

Megjithatë, intervista u shoqërua me tensione për shkak të ndërhyrjeve dhe ironive të gazetarit Ronaldo Sharka.

Në një moment, Ronaldo iu drejtua Xhenetës duke i thënë: “Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani”.

Kjo deklaratë ngjalli reagime shumë të ashpra te Xheneta.

Në fund të intervistës, Heidi i drejtoi Xhenetës një pyetje mbi raportin e saj me Eglin, duke i kërkuar të konfirmonte nëse e njihte jashtë shtëpisë.

Heidi: “Ne kemi informacion dhe do të donim që të na konfirmoje nëse është e vërtetë apo jo që ti ke një marrëdhënie shoqërore me Eglin, që ti e njeh Eglin nga jashtë.”

Xheneta e mohoi kategorikisht këtë: “Unë nuk e njoh Eglin personalisht. Kam marrë pjesë në një videoklip ku do të ishte edhe ajo, por kushti im ishte që të jem vetëm unë.

Tutje ajo tha: Nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk kam pasur kurrë kontakt me të. Nëse ajo e ka marrë diçka personale, unë nuk e di.”

Pavarësisht debatit të ashpër, Xheneta qëndroi e vendosur në qëndrimet e saj, duke mohuar çdo raport me Eglin dhe duke shmangur përplasjet me Ronaldon. /telegrafi