Në Malishevë 26 anëtarë të një familjeje shkojnë së bashku të votojnë

Një situatë e rrallë ka ndodhur në Malishevë gjatë procesit të votimit. 26 anëtarë të një familjeje kanë shkuar të votojnë së bashku në njërën prej qendrave të votimit në Malishevë.

“Jemi nga Malisheva, jemi 26 anëtarë në familje”, thotë njëri prej anëtarëve.