Radhë për të votuar në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet

Radhë të gjata janë duke pritur para qendrave të votimit në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

Sipas KQZ-së, Prishtina është një nga komunat e cila ka dalje të lartë të votuesve.

Deri më tani në kryeqytet kanë votuar 79.121 votues, ose 37,23%, nga 212.515 sa kanë të drejtë vote. /Zëri