Sulmohet asamblisti i LDK-së në Viti, Policia thotë se rasti ndodhi për parking
Një rast i sulmit ka ndodhur në Viti, ku viktimë ka qenë asamblisti i LDK-së, Ilir Zuka.
Rastin e ka dënuar Dega e LDK-së në Viti.
“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti dënon ashpër sulmin fizik ndaj këshilltarit komunal, z. Ilir Zuka, nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Pozheran. Ky akt i shëmtuar dhe i papranueshëm është sulm ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes. U bëjmë thirrje organeve të rendit të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe as në jetën publike”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës në anën tjetër ka deklaruar se rasti është iniciuar sulm, i cili dyshohet se ndodhi për parking.