Mustafa: Votoni, kjo ditë është e rëndësishme për demokracinë tonë
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa ka thënë se dita e zgjedhjeve është e rëndësisë historike për Republikën tonë.
Mustafa tha se kjo ditë është e rëndësishme për demokracinë tonë.
Prandaj ai ka bërë thirrje të votohet.
“Në një demokraci, ju, populli, keni mundësinë të dëgjoheni në çdo zgjedhje. Mos e humbisni këtë mundësi. Mënyra për t’u dëgjuar është të dilni dhe të votoni. Sigurohuni që të votoni dhe të ushtroni të drejtën tuaj demokratike. Sigurohuni që të votoni dhe sigurohuni që të gjithë rreth jush të dalin dhe të votojnë. Ne besojmë në ju, populli i Kosovës. Besojmë që procesi zgjedhor të zhvillohet siç duhet dhe të ecë pa probleme. Më e rëndësishmja, edhe një herë: dilni dhe votoni”, tha Mustafa. /EO