Voton kryeministri Albin Kurti

Kryeministri aktual, Albin Kurti, ka hedhur votën e tij.

Ai votoi në Fakultetin Ekonomik, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, raporton Zeri.info.

“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. Falënderoj qytetarët që kanë votuar deri në këto çaste. Inkurajoj çdonjërin të votoj, përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme. Gëzuar dhe suksese”, u shpreh ai. /Zëri