Voton Bedri Hamza, thotë se mirëpret çdo rezultat që e votojnë qytetarët
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sot ka shfrytëzuar të drejtëne tij për të votuar.
Ai këtë e bëri në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, raporton Zeri.info.
Hamza ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
“Në fund sovrani vendos, qytetarët votojnë. Për mua çdo rezultat që votojnë qytetarët e Kosovës është i pranueshëm, jam optimist. Ka qenë një fushatë e gjatë, por jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kemi ruajtur pozitivitetin”, u shpreh ai. /Zëri