Digjet një shtëpi në Gjakovë, brenda saj gjendet trupi i pajetë i një personi
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 03:30 një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.
Gjatë kontrollit të shtëpisë është konstatuar se aty është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli që me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Gjakovë / 08.02.2025 – 03:30. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Gjatë kontrollit, është konstatuar se në shtëpi gjendet trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri