Hamza voton nesër në Mitrovicë e Krasniqi në Prishtinë

Nesër, më 9 shkurt, në orën 09:30, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, do të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar në Shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi voton në Shkollën "Hasan Prishtina" në Prishtinë, në orën 10:45.