Pjesët e para: baras në Prishtinë, pa gola në Podujevë
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Albi Mall Superligën e Kosovës, në kuadër të xhiros së 19-të.
Prishtina dhe Suhareka kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1.
Golin për kryeqytetasit arriti ta shënojë Leotrim Kryeziu në minutën e 37-të, kurse për suharekasit realizoi Fitim Susuri (44’).
Kurse pa gola është ndeshja Llapi – Gjilani në “Zahir Pajaziti”. /Zëri