Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e personit të kërkuar

Policia e Kosovës në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e personit të kërkuar.

I pandehuri Egzon (Enver) Berisha, i lindur më 13.09.1993 në Pejë, është i kërkuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Dhunë në familje”.

Në kumtesën për media, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com