Beqiri: Kjo qeveri s’ka bërë asgjë në veri

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se deklarimet e Vetëvendosjes për shtrirje të sovranitetit në veri gjatë qeverisjes së tyre janë parulla propaganduese.

Ai ka thënë se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë në veri.

“E kanë parullë propaganduese, që përmes kësaj pjese të Kosovës kanë bë diçka, unë thamë me bindje të plotë asgjë s’kanë bë. Sovraniteti nuk mbahet kësisoj, atje duhet integruar qytetarët me i funksionalizua institucionet dhe të qenurit pjesë e komuniteteve”, ka thënë Beqiri në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai, duke folur për sloganin e LVV-së cep më cep, ka thënë se sovraniteti është vetëm në kokën e tyre, siç ka thënë ai, imagjinare.

“Kjo është vetëm në kokën e tyre, imagjinatave. Ata duhet më pas integritet personal, secili që është bartës i funksioneve shtetërore dhe këta nuk e kanë. Këta mund të jenë recitator dhe atë të dobët dhe krijimi i elozheve për vetën është e habitshëm se nuk e di për çfarë mbahen në mend”, ka thënë Beqiri.