Djegia e veturës në Podujevë ku brenda saj kishte edhe një person, polica po e heton rastin
Gjatë ditës së mërkurë në fshatin Gllamnik të Podujevës është gjetur një veturë e djegur, ku brenda saj kishte edhe eshtra të njeriut.
Prokuroria gjatë së mërkurës ka bërë të ditur se, vetura ishte me targa të Serbisë, raporton Zeri.info.
Policia e Kosovës në raportin ditor ka theksuar se në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke u bërë hetimet mbi vdekjen.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
HETIM MBI VDEKJEN
Podujevë 03.02.2025-16:48. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dal në vendngjarje për të kryer të gjitha veprimet hetimore dhe ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur rastin. Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e prokurorit të Shtetit. /Zëri