Jozi kërkon falje për situatën me Gjestin: Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozef Marku duket se ka reflektuar në lidhje me situatën e fundit të krijuar brenda asaj shtëpie ku ofendoi Gjestin.

Ai ka publikuar një video në Instagram, ku ka kërkuar falje për të gjithë shqiparët e Kosovës, raporton Zeri.info.

“Ndjej një detyrim shpirtëror patriotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj familjes Gjestit, për t’iu kërkuar falje publike për këtë situatë, e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekë plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ, për të treguar se nuk duhet të jemi ata që ndjekim këtë rrugë. Kjo shprehje nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e du me shpirt dhe me respekt për gjithë vuajtjet që ka kaluar”,u shpreh Jozi në video.

Kësaj videoje Jozi ia ka shtuar edhe mbishkrimin “Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha plagën”, duke reflektuar dhe treguar dashurinë për Kosovën. /Zëri

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jozi (@joz_marku)