Ministrja e Jashtme gjermane thotë se dëbimi i palestinezëve nga Gaza do të ishte i papranueshëm
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha të mërkurën se Rripi i Gazës u përket palestinezëve dhe dëbimi i tyre do të ishte i papranueshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, raporton Reuters.
“Popullsia civile e Gazës nuk duhet të dëbohet dhe Gaza nuk duhet të pushtohet ose ripopullohet përgjithmonë”, tha Baerbocku në një deklaratë.
“Është e qartë se Gaza – ashtu si Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor – u përket palestinezëve. Ato përbëjnë bazën për një shtet të ardhshëm palestinez”.
“Kjo do të çonte gjithashtu në vuajtje të reja dhe urrejtje të re”, tha Baerbock në një deklaratë, duke shtuar: “Nuk duhet të ketë zgjidhje mbi kokat e palestinezëve”.