Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

IHMK-ja njofton se vranësira parashihen në relievin malor.

Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -6°C deri -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 5°C.

Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-4m/s. /Zëri