Atalanta e Berat Gjimshitit eliminohet nga Kupa e Italisë
Atalanta e Berat Gjimshitit është eliminuar nga Kupa e Italisë.
Atalanta u mposht minimalisht në shtëpi nga Bologna, në kuadër të fazes çerekfinale të Kupës së Italisë.
Skuadra e Gasperini u mposht me rezultat 1-0 nga ajo e Vincenzo Italiano.
Golin e fitores arriti ta shënojë Castro në minutën e 80-të.
Kësisoj, me këtë humbje Atalanta e Gjimshitit eliminohet, kurse Bologna kalon në gjysmëfinale. /Zëri