Muçi gol, Rashica asistim – Beshiktashi merr fitore tjetër në Kupën e Turqisë
Besiktasi ka shënuar fitoren e dytë për Kupë të Turqisë, duke mposhtur Kirklarelisporim me rezultat 2-0.
Kontribut të madh në fitoren e Besiktasit dhanë dy shqiptarët, Ernest Muçi dhe Milot Rashica.
Muçi e hapi ndeshjen duke shënuar golin e parë në minutën e 62-të për 1-0.
Rashica në anën tjetër asistoi për golin e dytë të shënuar në minutën e 79-të nga Joao Mario.
Muçi luajti nga minuta e parë, derisa Rashica e zëvendësoi atë në minutën e 73-të.
Besiktasi është në vendin e parë në Grupin D të Kupës së Turqisë.