Ronaldo s’e përjashton rikthimin në Real Madrid: Do të ishte mirë me 80 mijë njerëz
Në një intervistë për El Chiringuito, Cristiano Ronaldo ka folur për largimin e tij nga Real Madrid.
Sulmuesi portugez shpjegoi procesin e negociatave me klubin spanjoll, çfarë e motivoi të shkonte në Juve si dhe mundësinë për një rikthim në Bernabeu.
“Një ditë ndoshta, nuk e përjashtoj mundësinë, atje lash shenjë. Ndoshta në fund të karrierës mund të bëj diçka cool, me 80 mijë njerëz. Njerëzit tani vlerësojnë ato duele, ato tensione, rivalitetin Cristiano – Messi, Ramos – Pique, ishte rivalitet i shëndosh”, u shpreh Cristiano, përcjell Klankosova.tv
Ai tutje shtoi se Madridi është ndër vendet favorite të tij, marrë parasysh se fëmijët e tij janë rritur atje.
“Spanja është shtëpia ime, fëmijët e mi u rritën atje. Është vendi ku isha më i lumtur në futboll, do ta kem gjithmonë Madridin në zemrën time. Kam bërë gjëra shumë të bukura dhe njerëzit nuk më harrojnë”, u shpreh Cristiano.