Alphonso Davies pajtohet me Bayern Munichu për kontratën e re

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Alphonso Davies për kontratën e re e cila e lidh kanadezin edhe për katër vite e gjysmë me gjigantin gjerman.

Marrëveshja, e cila do ta mbajë Davies në Allianz Arena deri në verën e vitit 2030, do të finalizohet këtë javë.

Davies, 24 vjeç, kishte oferta nga shumë klube të mira evropiane, duke përfshirë Real Madridin dhe disa nga Liga Premier, pasi kontrata e tij e mëparshme iu afrua skadimit të saj në qershor 2025.

Megjithatë, Bayern Munich bëri një përpjekje të madhe për të mbajtur mbrojtësin e majtë dhe këmbëngulja e tyre ka dhënë rezultat.

Që kur iu bashkua Bayernit nga Vancouver Ëhitecaps në janar 2019, Davies e është një lojtar kyç për klubin.

Ai ka fituar pesë tituj të Bundesligës dhe ka luajtur një rol vendimtar në fitoren e tyre në Ligën e Kampionëve 2020.

Lexo po ashtuPublikohet lista me 15 lojtarët më të shpejtë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve

Këtë sezon, Davies ka bërë 25 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asistime. Ai është jashtë fushave për 5 javë për shkak të një dëmtimi. /Telegrafi/