Gjesti: Ka filluar të më pëlqej edhe më shumë Egli

Gjesti ka biseduar së fundmi me Krisën për raportin e krijuar me Egli Takon në Big Brother VIP Albania.

Këngëtari i njohur i ka thënë se po i pëlqen tani më shumë, duke përmendur disa tipare të saj që i do më shumë.

“Më pëlqen qysh ec edhe e bukur është, është shumë e mirë. Më kupton, kuptohem me shaka me të”, tha ai.

Tutje shtoi: “Më pëlqen shumë, ia ka nis me më pëlqy shumë, seriozisht”.

Pak ditë më parë, artisti shqiptar i tha se nuk ka ndjenja me të dhe se nuk është i gatshëm për një lidhje.

Sidoqoftë, ata po kalojnë gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin, e kanë bërë tani biseda të ndryshme në lidhje me këtë.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë një lidhje apo do të ngelen thjesht miq.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)