Gjatë 24 orëve, tri raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës
Vetëm në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në rajonin e Prishtinës.
Siç bën të ditur Policia në raportin ditor, dy raste kanë ndodhur në Prishtinë dhe një në Lipjan, shkruan Zeri.info.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
Dhunë në familje
Prishtinë / 03.02.2025 – 13:00. Pas një mosmarrëveshjeje mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuarit dhe viktima mashkull kosovar dhe si pasojë kanë pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 01.02.2025 – 18:45. Më 03.02.2025 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka shkuar te familja e saj, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Lipjan / 03.02.2025 – 14:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore. /Zëri