Ky është parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5° C deri -3° C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3° C deri në 6° C.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit. /Zëri