Pas trajtimit në spital Gjesti kthehet në Big Brother

Gjesti është kthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ai u largua për pak kohë për të vazhduar trajtimin pas incidentit që pësoi, meqë Gerta Gixhari i kishte hedhur alkool në sy.

Duket se gjendja e tij është stabile dhe se është i gatshëm të vazhdojë garën.

Gerta u tha se i hodhi alkool dy herë në sy Gjestit dhe se ishte e qëllimshme.

Pritet të shihet nëse do të merret ndonjë vendim në lidhje me këtë nga Vëllai i Madh.

Edhe pse ndodhi kjo, Gerta me një pjesë tjetër të banorëve vazhduan darkën në oborr. /telegrafi