E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në “Fun Club”
I ftuar në “Fun Club” me Heidi Bacin ishte Klajdi, i eliminuari i fundit nga Big Brother VIP Albania.
Ai reagoi ndaj komenteve të Bernardit, i cili kishte lënë të kuptohej se Klajdi, Jozi dhe Laeri mund të ishin homoseksualë.
Duke parë klipin ku Bernardi bënte këto deklarata, Klajdi u shpreh: “Nëse mund ta them me qytetari, Bernardi ia fut kot. S’ka çfarë të thotë dhe përdor këto tema për të marrë vëmendje e për të zgjatur jehonën e Big Brother-it”.
Ai sqaroi se gjatë qëndrimit në shtëpi kishte parë ëndrra të ndryshme, mes tyre edhe një ku puthte Loredanën, pasi ajo i ngjante Elvana Gjatës, duke theksuar se ëndrrat kishte pare me vajza.
Ai vazhdoi duke shtuar se Bernardi kishte sajuar gjëra të pavërteta.
Nga ana tjetër, Ronaldo ndërhyri duke theksuar se seksualiteti është çështje private dhe secili ka të drejtën të vendosë nëse dëshiron ta ndajë me të tjerët apo jo.
Në fund, Klajdi dha edhe parashikimin e tij për fituesin e këtij edicioni, duke thënë se sipas tij, çmimin e madh do ta marrë Gerta Gixhari. /telegrafi