Sulmi në tren: Policia italiane arreston tetë tifozë të Udineses, mes tyre dhe një shqiptar
Policia italiane ka arrestuar tetë tifozë futbolli të Udineses në qytetin verilindor të Udines në lidhje me sulmin e mbrëmshëm në një tren, thanë burime për ANSA.
Tetë tifozë të dyshuar u kapën në flagrancë nga policia dhe se ata u akuzuan për sulm ndaj trenit dhe bllokim të shinave, si dhe rezistencë ndaj arrestimit.
Tetë të dyshuarve u është ndaluar gjithashtu të marrin pjesë në ngjarje sportive, sipas burimeve.
Mes të dyshuarve janë pesë austriakë dhe një shtetas boshnjak, të gjithë me banim në Austri, si dhe një shqiptar dhe një italian me banim në Udine.
Një tjetër shtetas italian dyshohet për sulmin dhe ndodhet në arrati./abcnews