Haradinaj shkon për ngushëllime te familjet e fëmijëve që vdiqën dje në Jabllanicë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familjet e fëmijëve që vdiqën dje nga shembja e një objekti në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

“Me zemër të thyer te familjet që humbën më të dashurit e tyre në Jabllanicë. Ngushëllime, Zoti ju dhashtë force”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka publikuar fotografi nga vizita.