Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar major Milazim Lumi.

“Aktualisht jam duke shkuar në vendin e ngjarjes, por mund të konfirmoj se vdekjen e tre të rinjve e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Lumi për klankosova.