Akil Gjakova në finale, siguron medalje

Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Paris. Në gjysmëfinale, Akili e mposhti italianin e njohur, Manuel Lombardi. Ndaj tij fitoi me uazari.

Akili ka shkëlqyer gjatë gjithë ditës në garën prestigjioze.

Distria Krasniqi humbi në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris. U mposht nga japonezja Kisumi Omori, që realizoi Ippon me mbërthim.

Distria tani kërkon medaljen e bronztë.