Moti sot, kryesisht i vranët

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, bëhet e ditur se temperaturat do të lëvizin nga -1 gradë Celsius deri në 12 gradë Celsius.

“Moti parashikohet kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Zëri