Shpërthen fabrika e municioneve në Spanjë, gjashtë persona të plagosur

Një shpërthim ndodhi në një fabrikë municionesh në Spanjë këtë të enjte.

Sipas autoriteteve, gjashtë persona u plagosën nga shpërthimi ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Fabrika i përket Rheinmetall Expal Munitions, një degë e prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall. Ajo ndodhet në rajonin juglindor të Murcias në Spanjë. Ndërkohë nga fabrika nuk ka ende asnjë reagim për ngjarjen.

Fabrika prodhon municione artilerie, mortaja dhe fishekë të kalibrit të mesëm dhe sisteme shtytëse raketash dhe furnizon me armë mbi 60 vende përfshirë edhe Ukrainën.

Incidenti shkaktoi gjithashtu një zjarr në pyll në zonën industriale, i cili u përhap në 2000 metra katrorë përpara se të shuhej. /abcnews