Zyrtare: Gavi rinovon kontratën me Barcelonën

Mesfushori Gavi ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi përmes një njoftimi në platformën X, duke mos dhënë shumë detaje.

Me kontratën e re, Gavi do të jetë pjesë e blaugranëve deri më 30 qershor të vitit 2030.

Siç raportoi gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, klauzola e lirimit është 1 miliard, njësoj si e mesfushorit tjetër, Pedri. /Zëri