Xhiroja e 20-të në ProCredit Superligë sjell derbin Trepça – Peja
ProCredit Superliga e Kosovës vazhdon në fundjavë me xhiron e 20-të me radhë.
Derbi i kësaj xhiroje do të zhvillohet mes Trepçës dhe Pejës në palestrën “Minatori”, duke filluar në orën 19:00.
Kampionia në fuqi renditet në pozitën e dytë me 32 pikë, kurse Peja renditet në vendin e katërt me 29 sosh.
Prishtina i shkon Bashkimit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në orën 19:00.
Derisa Ylli i shkon Vëllaznimit, Proton Cable Prizreni e pret Borën, të dyja këto ndeshje fillojnë në po të njëjtin orar, 16:00. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohet më 2 shkurt, e diel. /Zëri