Pesë vjet burgim dhe 5000 euro gjobë për Tomë Dodajn

Sot po mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në këtë seancë Tomë Dodaj e ka pranuar fajësinë për shitjen e armës me të cilën u vra më pas Liridona Ademaj.

Pas pranimit të fajësisë, Gjykata e ka dënuar me pesë vjet burgim dhe 5000 euro gjobë, raporton Zeri.info.

Kujtojmë se të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, Naim Murseli është deklaruar i pafajshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava nuk janë deklaruar. /Zëri