Hamza shpalos programin e tij për qytetarët e Gjakovës dhe Malishevës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, do ta nisë fushatën sot me një vizitë në kompaninë “KonSoni” në Gjakovë, raporton Ekonomia Online.
Hamza do të mbajë tubim me qytetarët e Komunës së Gjakovës, si dhe me qytetarët e Komunës së Malishevës, ku do të shpalos programin e tij zgjedhor.
Agjenda e kandidatit për kryeministër të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza:
15:00, Hamza viziton kompaninë “KonSoni” (Gjakovë)
17:00, Hamza tubim me qytetarët e komunës së Gjakovës, (pallati “Asim Vokshi”)
18:30, Hamza të premten mban tubim me qytetarët e komunës së Malishevës, (palestra sportive “Habib Zogaj”).