Greqia dridhet nga një tërmet i fortë
Greqia sot është goditur nga një termet i fortë.
Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, fuqia e dridhjes së tokës ishte 4.5 shkallë të Rihterit.
EMSC raporton se epiqendra e tërmetit llogaritet të jetë afër kryeqytetit grek, Athinës.
Deri më tani nuk është raportuar se ka dëme materiale, apo ndonjë person të lënduar.