Çitaku: Me Bedri Hamzën do të jetë më mirë për të gjithë
Vlora Çitaku, nënkryetare dhe kandidate për deputete nga PDK-ja, ka ftuar qytetarët ta votojnë partinë, atë dhe Bedri Hamzën në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Çitaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me Hamzën kryeministër do të jetë më mirë për të gjithë.
“Faleminderit secilit prej jush për angazhimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme. Me Bedri Hamzën Kryeministër, #MaMirë do të jetë për të gjithë. Forca!”, shkroi ajo. /Zëri